Rrjeti mediatik Radio Evropa e Lirë është gjobitur nga një gjykatë në Moskë, me 20 milionë rubla (325,214 dollarë) për atë që konsideron të jetë përmbajtje “fake” në lidhje me pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Mbikëqyrësi rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi faqet e internetit të Radio Evropa e Lirë dhe disa media të tjera të huaja në fillim të marsit.
Sakaq, në prill Moska gjobiti kompaninë mëmë të Google, Alphabet Inc, për dështimin në heqjen e videove kontestuese.