Në një intervistë te Syri TV, Presidenti Meta është shprehur se në 30 vite, nuk ka njeri më koherent me Kushtetutën sesa ai.
“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.
Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë.
Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, tha Meta te Syri Tv.