Neveria është një emocion që e ka çdo qënie njerëzore. Fillimisht ajo ka të bëjë me neverinë ndaj të pistës, papastërtitë, infeksionit dhe mbrojtjes prej tij të gojës e më pas të trupit. Po në të njëjtën mënyrë, neveria si emocion, shërben për të mbrojtur qënien moralisht. Jonathan Haidt thotë se neveria është një rojtar i pazëvendësueshëm edhe për rendin moral të shoqërisë, për qëndrueshmërinë e shoqërisë, për shëndetin e shoqërisë. Nqs një shoqëri nuk ka neveri nga vjedhja, imoraliteti, nga maskarallëku, atëherë punët janë keq. Nqs një shoqëri ose një pjesë e saj nuk ka neveri nga sharjet, nga shantazhet, nga fyerjet nga shpifjet, nga rrenat e kujtdo zëri publik, por sidomos e politikanëve, atëherë gjërat janë keq. Nqs një shoqëri jo vetëm nuk ka neveri, por aq më keq nis e ekzaltohet nga sharjet, nga shpifjet, nga dhuna e çdollojtë (edhe verbale), nga rrenat, premtimet mashtruese atëherë gjërat janë rëndë. Mjafton të shohim që vendin e neverisë për këto gjëra tek një kategori njerëzish e ka zënë ekzaltimi për të kuptuar gjëndjen tonë.
Kjo është të jetuarit në infeksion dhe të priturit e fundit, shkatërrimit, sikur ai të jetë rivitalizim.
Nga Fitim Zekthi/ Neveria si rojtar për rendin moral të shoqërisë.

Leave a comment Leave a comment