Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjendën dhe sekuestruan 70 fidanë narkotike.
Qytetari me inicialet E.G, banues në fshatin Lapulec, të bashkisë Mallakastër u kap në flagrancë nga forcat blu.
Ai kishte përdorur një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica për mbjelljen e 70 rrënjëve kanabis të cilat u sekuestruan nga policia. Vetëm pak ditë më parë, po në Mallakastër, në fshatin Klos, policia arrestoi një tjetër person, për të njëjtën vepër penale.
Në lidhje me ngjarjen e mësipërme materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.