Bëhet fjalë për imazhin që qarkulloi në rrjetet sociale, por me burim lajmi nga Ministria e Mbrojtjes.
Ai është zjarrfikësi Luan Kapaj, i cili spikati me heroizmin e tij pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Në videon e shpërndarë nga Mbrojtja ai cilësohet si zjarrvënës, kur në fakt është nga zjarrfikësit e orës së parë që mbërrin në ‘fushë- betejë’ me flakët për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
Duhet një ndjesë publike për këtë efektiv sakrificash.