NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    2 days ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    4 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Policia e Shtetit del me njoftimin informues dhe paralajmërues!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Policia e Shtetit del me njoftimin informues dhe paralajmërues!

Neutrale
Last updated: 2022/06/05 at 9:36 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Në deklaratën zyrtare të policisë bëhet me dije se:
Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, nga këta: 136 janë arrestuar, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 54 persona në kërkim, 51 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Mbikalimi”, “Chiller”, “Replace”, “Promise”, “Komuna”, “Zenelaj”, “Double 3”, “Thirra”, “Gryka”, “Vazhdimësia”, “Shënjestra 2”, “Muriqani”, “Perimetri”, “Zimaj”, “Tjetërsimi i Lagunës”, “Butterfly”, “Luzi 2”, “Kulla”, “Agimi” dhe “Bruz Zalli”, nga këta:

4 për goditjen e armëmbajtjes pa leje;
6 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike;

3 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin;

3 për kapjen e personave në kërkim;

2 në fushën e mashtrimit;
1 për goditjen e tregtimit të lëndëve eksplozive;

1 për goditjen e krimeve mjedisore.

Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë narkotike, sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, 3 celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 2 doreza metalike, 1 kg lëndë eksplozive tritol dhe municion luftarak.

Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 50 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 29 raste.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga data 31 maj deri në datën 4 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë” që u zhvillua në disa qytete, i cili u mbyll pa asnjë problem.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 574 leje drejtimi, nga të cilat: 413 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 115 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 46 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 2 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 3 raste të tentativës për të

korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Janë vendosur 16 633 masa administrative, kryesisht për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Masa të shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në nisje të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 15 shtetas në kërkim, nga të cilët 13 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 6 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 7 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, janë goditur 23 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
13 hours ago
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
19 hours ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
22 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
22 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
2 days ago

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?