Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është lëvizur në një vend të sigurt, pasi në hapësirën ajrore pranë shtëpisë së tij të plazhit në Delaware, është vërejtur një mjet i vogël fluturues.
Sipas raportimit të Daily Mail, presidenti Biden është dërguar me shpejtësi në një lokacion të sigurt ne Rehoboth, për shkak të një rreziku të mundshëm ndaj
sigurisë së tij.
Biden është parë në pjesën e pasme të veturës së tij presidenciale, bashkë me autkolonën e tij që lëvizte larg nga shtëpia ku qëndronte.
Gazeta njofton se Biden është evakuuar në një stacioni e zjarrëfikseje në ora 12.45pm (simbas orës vendore), dhe nga aty ka dalë në orën 1.29pm.
Dëshmitarja me emrin Susan L. ka thënë CBS-së, se ajo pa një mjet të vogël me ngjyrë të bardhë duke fluturuar në zonën ku ndodhet shtëpia e Presidentit Biden.
Ajo ka deklaruar se dy avionë ushtarakë me shpejtësi janë ngritur mbi vendin ku ajo qëndronte, për t’iu përgjigjur kërcënimit potencial.