Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka marrë të pandehur komisioneren Çiftja.
E gjitha ka nisur pas disa denoncimeve nga persona dhe subjekte të ndryshme, ndaj saj.
Mësohet se akuzat e ngritura ndaj Etleda Çiftjes janë “deklarim i rremë” dhe “flasifikim dokumentash”.
Ka denoncime që ajo të ketë falsifikuar një dëshmi për nivelin e njohurive të gjuhës angleze.
Përsa sa i takon akuzës së ngritur për deklarim të rremë, mësohet se Etleda Çiftja dyshohet se ka një tokë arë në Kavajë të cilën nuk e ka deklaruar.
Më parë nga SPAK, janë marrë të pandehur anëtarët e KPA Luan Daci dhe Ardian Hajdari.