Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Rus” të Shkodrës.
Nga breshëria e armëve ka mbetur i vrarë Naim Bajri.
Mësohet se Bajri me bashkëqytetarin e tij ka qenë duke pirë kafe në lokal në momentin kur është qëlluar nga dy persona të maskuar.
Në vitin 2001, Naim Bajrit i kanë vrarë djalin e tij Indrit Bajri në Shkodër.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe personi tjetër i cili ka qenë në tavolinë me viktimën, Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe një grup i forcave Renea ka mbërritur në zonë gjithashtu.