Nga selia blu njoftohet se sot në orën 14:00 do të mblidhet Kryesia e partisë dhe në orën 17:00 Këshilli Kombëtar.
Në mbledhje do të miratohen kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD.
Njoftimi i plotë:
“Kryesia e Partise Demokratike mblidhet sot ne oren 14.00 per te miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha per Sekretar te Pergjithshem, Nenkryetarë dhe Sekretariatet e Partise Demokratike.
Me pas, mbledhja e Keshillit Kombetar per te votuar keto kandidatura do te jete ne oren 17.00 ne Seline e PD!”, thuhet në njoftim.
Në orën 12:00 të ditës së sotme, Berisha do të dalë në konferencë me gazetarët.