Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për atë çfarë po ndodh me territorin në Shqipëri.
Ai publikon foto përmes së cilës tregon si është transformuar zona e Kamzës dhe bregdeti i Gjirit të Lalëzit.
Postimi i plotë:
Barbarët!
Fotoja e parë është zona e banuar në Kamëz. E dini çfarë ka qenë deri në 1990? Ka qenë një fermë e madhe, më e madhja në Shqipëri. Sot është ajo që e dimë të gjithë.
Fotoja e dytë është Gjiri i Lalëzit. E dini çfarë ka qenë deri para 15 vjetësh? Një pyll i bukur me pisha dhe një plazh i madh. Sot është një lagje e mbushur me vila. Pylli u shkatërrua për tu bërë zonë banimi. Është bregdet, pasuri e të gjithë kombit, por u shërben vetëm atyre që kanë patur e kanë pushtetin politik dhe pushtetin e parasë. Ka shumë zona të tilla që janë bërë lagje banimi për të pasurit.
Janë ata që kanë një shtëpi në qytet e një në fshat, një në det e një në mal, një për javë e një për fundjavë, një në Durrës e një në Jug.
Njëri e kishte nxjerrë në shitje vilën e tij, për vetëm 590 mijë Euro, sepse ishte vetëm 200 metra nga vija e ujit.
Po sikur të ishin ca rezorte këtu dhe të vinin pushues?
Ata që pushtuan Kamzën, për vite me radhë kritikët i quajtën Barbarë. Por në fakt ata ishin njerëz që ikën nga fshatrat dhe mjerimi, me shpresën e rifillimit të jetës.
Por barbarët e vërtetë janë këta.
Ata në Kamëz e nisën kolonizmin me kasolle, si euriopianët në Amerikën e viteve 1500
Këta e kolonizuan bregun me vila për jetën e luksit.
P.S 1: Nëse dikush është gati të shkruajë tani, se më paska kapur cmira, po sqaroj se: Jam i revoltuar jo sepse unë nuk jetoj aty, por sepse ata që jetojnë aty kanë pushtuar një zonë bregdetare që duhet ti shërbejë ekonomisë kombëtare.
Sepse ata nuk kanë pakuar taksa për ndërtimin
Nuk e kanë blerë tokën
Dhe mbi të gjitha, ndërtues e klientë janë pjesë e oligarkisë politike dhe ekonomike që janë pasuruar e pasurohen me paranë publike, që paguajmë ne të tjerët.
P.S 2: Qindin të na punojnë, përderisa turma amorfe i ndjek, u mbush sheshet e mitingjeve, i voton, u shet votën, i mban, i kthen e rikthen në pushtet…