Kreu i grupit parlamentar të PS i është përgjigjur homologut të tij demokrat Enkelejd Alibeaj pasi kryetari i grupit të PD njoftoi, se ai dhe grupimi i tij i deputetëve nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare për zgjedhjen e presidentit.
“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaw.
Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, shkruan Balla.