Borxhi i kërkuar nga qeveria shqiptare do të ketë në fokus projektin “Shërbimet e integruara për Jetesën e Pavarur”
Referuar dokumenteve, projekti parashikohet që të kalojë fazën paraprake në tetor të këtij viti dhe më pas të merren në konsideratë nga bordi vitin tjetër.
“Ky projekt i propozuar do të synonte përmirësimin e efikasitetit të ndihmës sociale, duke zgjeruar aplikimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në mbarë vendin dhe rishikimin e të gjitha përfitimeve të aftësisë së kufizuar për të ofruar mbështetje më efektive, përditësim të sistemit të Ndihmës Eknonomike (NE) për të siguruar mbështetje më efektive, duke përmirësuar përshtatshmërinë e përfitimit dhe vendosjen e dispozitave që do të lejojnë NE të zgjerohet me shpejtësi në përgjigje të goditjeve të ardhshme”, thuhet në dokumentin prezantues të projektit.
Po kështu, ky i fundit do të mbështeste gjithashtu ofrimin e shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetjen e punësimit, duke zgjeruar mbulimin e shërbimeve sociale cilësore dhe programeve të punësimit për përfituesit e NE për të promovuar aktivizimin e tyre dhe për personat me aftësi të kufizuar për të promovuar jetesën e tyre të pavarur, duke pilotuar ndërkohë edhe prezantimin e menaxhimit të integruar të rasteve për të siguruar që përfituesit individualë të marrin gamën e plotë të përfitimeve dhe shërbimeve që ata kërkojnë.
Propozohet që projekti të përbëhet nga katër komponentë. Komponenti i parë do të mbështeste zbatimin e Strategjisë së NE në mbarë vendin duke: (i) mbështetur parashikimin e mbështetjes për nxitjen e punësimit për përfituesit e NE; dhe (ii) përmirësimin e efikasitetit të NE, duke përfshirë forcimin e aftësisë së tij për t’iu përgjigjur goditjeve të shkaktuara nga klima.
Komponenti i dytë do të forcojë sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe do të mbështesë ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, me fokus mbështetjen e specializuar, për të promovuar jetesën e tyre të pavarur.
Komponenti i tretë do të mbështesë menaxhimin e projektit. Komponenti i katërt do të jetë një Komponent me kosto zero i reagimit në urgjencë (CERC)./Monitor