Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë sot masën e dënimit për ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi. Gëllçi u dënua me 2 vite burg dhe privohet nga e drejta që të ushtrojë funksion publik për 5 vite.
Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.
Dy vartësit e tij u dënuan me nga 1 vit e gjysëm burg.