Në ceremoninë mortore të ish-kreut të shtetit, Berisha ishte i pari që e mori fjalën duke vlerësuar Bujar Nishanin si politikan dhe njëri me vlera, ndërsa dhimbja duket se ka qenë shumë e madhe edhe për liderin historik të PD-së, që është detyruar në ndërpresë për disa çaste fjalimin pasi nuk i mbante dot lotët.
“Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bëjnë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë. U prehsh në paqe. Miku ynë i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës, lamtumirë”, tha Berisha.