Teksa festohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, pas një takimi me zyrtarë, investitorë shqiptarë dhe amerikanë, ambasada e SHBA theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për këtë përpjekje, sepse investuesit duhet të kenë besimin se rregullat janë të qarta, transparente dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Edhe zgjidhja e të drejtave të pronësisë gjithashtu do të tërheqë më shumë investime”- thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane