Në vitin 2018, gazeta “The Sun” e shpalli polaken Karolina Bojar-Stefanska (24-vjeçare) si gjyqtaren më të bukur të futbollit në botë.
Bojar-Stefanska ka rreth 170 mijë ndjekës në Instagram dhe ka pasur edhe oferta për të filluar modelingun.
“Padyshim që nuk e kam menduar, megjithëse duhet të pranoj që kam pasur oferta të tilla, duke përfshirë një telefonatë nga një agjenci top modelesh.
Por kjo nuk është ajo që dua. Kam nevojë për një ndjenjë përmbushjeje, kënaqësie dhe adrenaline në jetë dhe këtë e gjej në futboll, në fushë dhe në punën si juriste”, tha polakja për Bild.