Në qytetin bregdetar të Lezhës, nga dt 01- 06 qershor do të zhvillohet aktiviteti UNUM Festival 2022.
Parashikohet se pjesëmarrja do të jetë tepër e lartë nga të rinjtë shqiptarë, por edhe nga vendet e tjera ballkanike.
Për të shmangur kaosin dhe rreziqet eventuale në aktivitete të tilla, pushteti lokal dhe policia e qarkut kanë hartuar një mori masash.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, bën me dije se në kuadër të zhvillimit të aktivitetit UNUM Festival 2022, ka hartuar një plan të detajuar masash që konsistojnë në garantimin e rendit e sigurisë, në parandalimin e aksidenteve rrugore, në parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike, të parandalimit të konflikteve si pasojë e përdorimit të pijeve alkolike si dhe menaxhimit dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale.
Festivali UNUM në Lezhë. Masa të forta sigurie.

Leave a comment Leave a comment


