Një ditë Atdheun e nxorën në shitje
U krenuan se i kishin vënë goxha çmim
Në pazaret e botës qëndronte në pritje
Si ai fëmija i braktisur, jetim
U gjenda para tij i turpëruar
Kur e pashë të zhveshur, të uritur
Dhe brinjët ja kishin numëruar
Këta të çmëndur, të babëzitur
Mu dhimbs Atdheu, mu dhimbs kaq shumë
I braktisur, i poshtëruar, i lodhur, i plakur
Pazareve të botës në shitje, ç’kujë
Ah sa larg e kishin flakur!
Pazareve të botës Atdheun po e shisnin
Të poshtrit!
Kombit i mburreshin me çmimin.