Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është shfaqur i prerë në idenë e tij për të ndaluar tregtinë e pistoletave.
Ai ka njoftuar se qeveria e tij është duke pregatitur një ligj që parasheh ndalimin e pronësisë private për armët e zjarrit me tytë të shkurtër.
Propozimi i Trudeas vjen disa ditë pas ngjarjes tragjike me 21 të vrarë në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësues tronditi opinionin botëror.