Arrestohet modelja nga Brazili, që kalonte verën në Mykonos dhe së bashku me dy persona të tjerë ngritën një laborator për prodhimin e dimetiltriptaminës (DMT), një substancë halucinogjene që përdoret në ceremonitë pagane në Amerikën Latine.
28-vjeçarja ra në prangat e policisë greke sot, por hetimet për të kishin nisur disa muaj më parë.
modelja së bashku me bashkëpunëtorët e saj mbanin edhe një faqe interneti për shitjen e “eliksirit të bukurisë”, përmes së cilës merrnin porosi për barnat që dërgonin nëpër botë. Policia, çuditërisht nuk ka dhënë identitetin e plotë të saj dhe as të dy bashkëpunëtorëve të arrestuar.
Greqi, arrestohet modelja që shiste drogë.
Leave a comment Leave a comment