Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, deklaroi gjatë raportimit të veprimtarisë vjetore në Komisionin e Ligjeve, se institucioni që ai drejton ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të evidentuara në prokurori.
Në raportin vjetor të KLSH dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit përllogaritet në 19 miliardë lekë dhe në prokurori janë referuar 300 kallëzime penale për këto shkelje.