NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    2 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
    Parlament/ Kryeministri Rama paraqet tre shtyllat e programit të qeverisë!
    2 months ago
    Belind Këlliçi/ Diktaturë parlamentaro-virtuale!
    2 months ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Çfarë është dinjiteti ? Nga Ervina Toptani
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Shqiptarët nuk besojnë te vota/ Si kurrë ndonjëherë, vetëm 18.72% pjesmarrës në votime.
Të tjera
Aksident në Fier, shoferja humb kontrollin dhe përplas makinën e policisë, plagosen dy efektivë
Të tjera
Manipulimi i Ersild Myrtollarit nga LGBTQ/ Reagon Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD: Rrëqethëse…
Të tjera
Legalistët thirrje për votimet e sotme/ Kryetari Shpetim Axhami: Për votuesit e 5 bashkive ku sot mbahen zgjedhjet!
Të tjera
“Ndiq paranë”, vëlla Olsi e Balla te droga?! Ndiq Belën kap Edin…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Çfarë është dinjiteti ? Nga Ervina Toptani

Neutrale
Last updated: 2022/05/31 at 5:40 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Po sjell një shembull të vogël mes dhjetrash që kam njohur e parë në jetë…
Kishim një mik ne në familje dikur, them dikur sepse sot nuk jeton më. Quhej Bajram, një burrë i urtë, punëtor, baba i dy vajzave e bashkëshort i një gruaje tepër të vuajtur si ai vetë. Bajrami ishte djalë i një tregtari i cili u dënua me pushkatim dhe natyrisht familja e tij u internua. Edhe Bajrami vetë pas disa vitesh u burgos e bëri 10 vite burg, 4 prej të cilave në të njëjtën qeli me dajën tim.
Pas disa vitesh që doli nga burgu e jetën familjare e kishte me po aq vuajtje sa brenda burgut, e thërret sigurimi i shtetit dhe i kërkojnë që të bashkëpunonte me ta për t’i ndihmuar ata të gjenin “elementët reaksionarë” brenda rrethit shoqëror të Bajramit e për t’i asgjesuar ata.
E thërrisnin shpesh gjatë atij muaji dhe sigurisht që kthehej prej atje me shenja në trup e fytyrë. Zgjati ca kohë “përpunimi” i Bajramit e në fund ai firmosi se do të bashkëpunonte me ta. Ditën tjetër Bajrami u kërkoi të gjithë miqve e familjarëve që të mos i shkelnin më në derë, madje e kërkoi me ngulm e nerv këtë gjë e fillimisht qenë të shumtë miqtë që u zemëruan me Bajramin.
Mbeti i vetëm Bajrami, askush nuk i shkelte më në derë por në të njëjtën kohë dhe ai vetë nuk doli më nga shtëpia.
Kësisoj Bajrami nuk pati kurrë asgjë për t’i thënë sigurimsave e mundi të mbrojë dhe ato çka kishte më të shtrenjtë, vajzat e tij.
Po si ndodhi që firmosi Bajrami për sigurimin?
Sigurimsat pasi e kishin provuar me javë ta bindnin Bajramin me mënyrat e tyre te forta, rrahje e tortura, kur e panë se nuk kishte ndër mend të dorëzohej i thanë se haraçin e mosbindjes së tij do e paguanin vajzat, njëra 17 e tjetra 15 vjeç. Ia lidhën të bijat në karrige para syve të tij të zhveshura lakuriq dhe 4 sigurimsa prisnin të kryenin akte të dhunshme turpi me të miturat. Bajrami firmosi menjëherë!
Pas disa muajsh që jetonte i mbyllur brenda në shtëpinë e tij të varfër, për të mos iu dorëzuar përbindëshave të kuq, për të mos parë lemeri me të bijat e për të për të mos parë lemeri me të bijat e për të mos tradhëtuar asnjë mik a të njohur, Bajrami i mirë u hodh nga kati i pestë i një pallati. Ai u largua nga kjo botë që i jepte çmime të majme vetëm ligësisë. Vdiq me dinjitetin e një shqiptari që nuk vijnë më në kohët tona!
Kur përmendej emri i tij në shtëpinë tonë ulnim kokën në shenjë respekti për të e familjen e tij.
Raste si ky kam njohur mjaft gjatë jetës, që i përkasin një epoke kur të rinjtë e sotëm pak dinë prej saj, a thua se kanë kaluar mijëra vjet ndërmjet. Dinjiteti ruhet edhe në kushte ekstreme, edhe kur sheh vdekjen me sy sepse mendoj se kur nisesh për në botën tjetër, dinjiteti është e vetmja gjë që marrim me vete por e lemë dhe prapa njëkohësisht.
Unë jam rritur mes njerëzve si Bajrami dhe e kam prekur me dorë vuajtjen e dhimbjen e tyre. Ndaj më dhemb çdo ditë Shqipëria, se më dhembin varret e tyre e më dhemb në shpirt ende dhimbja e tyre e patretur.
p.s. ishin shqiptarë ata të sigurimit, edhe ata që i torturonin, edhe ata që u përdhunonin fëmijët e mitur, edhe ata që i ndërsenin e i ushqenin të tilla kafshë, edhe ata që i spiunonin njerëz si Bajrami, edhe ata që paguheshin për të vrarë, edhe ata që firmosnin urdhra të tillë, ishin të gjithë shqiptarë, si Bajrami, si unë, si ty…
Gazeta “Minerva”

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Shqiptarët nuk besojnë te vota/ Si kurrë ndonjëherë, vetëm 18.72% pjesmarrës në votime.
7 hours ago
Aksident në Fier, shoferja humb kontrollin dhe përplas makinën e policisë, plagosen dy efektivë
10 hours ago
Manipulimi i Ersild Myrtollarit nga LGBTQ/ Reagon Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD: Rrëqethëse…
15 hours ago
Legalistët thirrje për votimet e sotme/ Kryetari Shpetim Axhami: Për votuesit e 5 bashkive ku sot mbahen zgjedhjet!
15 hours ago
“Ndiq paranë”, vëlla Olsi e Balla te droga?! Ndiq Belën kap Edin…
3 days ago

Shqiptarët nuk besojnë te vota/ Si kurrë ndonjëherë, vetëm 18.72% pjesmarrës në votime.

Aksident në Fier, shoferja humb kontrollin dhe përplas makinën e policisë, plagosen dy efektivë

Manipulimi i Ersild Myrtollarit nga LGBTQ/ Reagon Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD: Rrëqethëse…

Legalistët thirrje për votimet e sotme/ Kryetari Shpetim Axhami: Për votuesit e 5 bashkive ku sot mbahen zgjedhjet!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?