Kryevepra e Leonardo Da Vincit është njollosur me embëlsira brenda muzeut më të famshëm të botës.
Një i ri është maskuar si grua, në një karrocë me rrota dhe ka vizituar muzeun e Louvre-t. Por jo me qëllimin për të parë kryeveprat që ndodhen aty, por për të shkaktuar një incident, që ka bërë xhiron e rrjetit më pas.
Sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë, i riu është futur në dhomën ku ndodhet kryevepra e Da Vincit, Mona Lisa i maskuar. Në një moment është ngritur dhe ka goditur në fytyrë me tortë pikturën e shumë diskutuar.
Skandali “artistik” ka përfshirë rrjetet sociale, por edhe mediat e shumta