Tashmë është e qartë se mazhoranca socialiste do ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit.
Çdo dialog dhe seancë paraprake nuk ka gjetur konsensus nga palët dhe duket se socialistët kanë qënë të interesuar për ta futur në këtë hulli aktin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Opozita nuk mundi të unifikohej në qëndrimin e saj duke e çuar procesin në dëshirën e mazhorancës së majtë.
Në këtë frymë ka reaguar sot edhe deputeti i qarkut Dibër Xhelal Mziu.
Ja postimi i plotë i tij:
“Raundi i tretë i Presidentit, nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor!
Çertefikohet raundi i tretë për Presidentin pa kuorumin e nevojshëm, ishin vetëm 69 deputet nga minimalisht 84 deputet që duhet të ishin të pranishëm në sallë!
Maxhoranca me vota të vjedhura më 25 prill, do të zgjedh në raundin e katërt një President kukull të qeverisë ose të Edvinit!!”