Mbas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka reaguar menjëherë deputeti Erjon Braçe.
Ish zëvendës kryeministri Braçe është shprehur i qartë, teksa thotë se na duhet një president që ta pranoi Shqipëria.
Ja mesazhi i tij:
“Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut. Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim. Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, tha Braçe.