Alibeaj, pas dështimit të raundit të tretë, u shpreh për mediat, se ai nuk ndihet as i penduar apo i tallur që mori pjesë në një proces për t’i dhënë shqiptarëve një president të të gjithëve dhe mbi palët.
Pyetja provokuese që ju drejtua:
A ndiheni i tallur pas dështimit të negociatave për Presidentin?
Alibeaj: E dimë që janë hajdutë, por duhet të ishim prezentë për një president të të gjithëve.
“Unë besoj se dokumenti ynë është i qartë, se nëse do tërhiqeshin nga këta rregulla ne do të hiqnim dorë pasi nuk mund të bëheshim pjesë e një farse.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës kërkon një proces serioz.
Morëm pjesë në proces për të mosvazhduar me historinë e bojkotit. S’marrim pjesë atje, s’marrim pjesë këtu se këta janë hajdut, po hajdut janë e dimë. Ama detyrimin nuk e kishim ndaj këtyre, por e kishim ndaj popullit shqiptar.
Sfida jonë është a jemi më të zotë të përçojmë zërin dhe ndjesinë e atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu do të thotë se jemi të dështuar, nëse nuk dështojmë do të thotë se e kemi përmbushur misionin tonë.”, tha Alibeaj.