Siena – Itali
Në “zemrën” e Sienës, qytet i rëndësishëm i Toskanës, ndodhet një nga Katedralet më mbresëlënëse të Italisë.
Katedralja e Sienës është e famshme jo vetëm për arkitekturën dhe shkëlqimin e saj, por edhe për historinë, kohë zgjatjen e ndërtimit, autoritetin religjionar dhe fuqinë tërheqëse që ka për vizitorët. Ajo është një destinacion vizitorësh e turistësh nga gjithë bota.
Ndërtimi i saj filloi më 1220 dhe përfundoi në vitin 1370.
Pikërisht, në sheshin kryesor dhe përballë hyrjes qendrore të Katedrales, është vendosur edhe kompozimi i artistit shqiptar Helidon Xhixha.
Vepra e skulptorit tonë është vendosur në Siena në vitin 2021.







