Nga selia e PD-së është njoftuar, se sot në orën 20.00 do mblidhet Komisioni i Rithemelimit dhe do të miratoi propozimet e kandidaturave për Anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike. Kryetari i zgjedhur, Z.Berisha, këto kandidatura do t’ia paraqesë nesër në orën 11.00 Këshillit Kombëtar për votim.
Deri tani, vetëm deputeti Oerd Bylykbashi, ka shprehur publikisht ambicien për t’u votuar si nënkryetar i kësaj force politike.