Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Policia njofton se trupat nuk janë nxjerrë akoma dhe drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e dy të miturve.
Bëhet me dije se në liqen janë futur për tu larë një grup fëmijësh, ku katër kanë dalë nga uji ndërsa dy prej tyre mungonin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.