Marjana Velçani, gjyqtare në Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Durrës, nuk e ka kaluar dot “Rubikonin” e vetingut.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të gjyqtares.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese pasi analizoi provat dhe fakte vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, shkarkim nga detyra të gjyqtares në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Marjana Velçani