Ish presidenti Donald Trump, përherë e ka shprehur ambicien e tij për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave ndërkombëtare Trump madje ka zgjedhur edhe kandidaten për zv-Presidente dhe ajo përflitet të jetë Republikania e Nju Jorkut, Elise Stefanik.
Ajo shihet si një kandidate e mundshme, ndërsa lajmi vjen në një kohë kur flitet se edhe ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence, mund të bëjë një ofertë të tijën për Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht nëse Trump kandidon apo jo.