Shqipëria po i kthehet kohëve të diktaturës për “vdekjet foshnjore”.
Ky indeks tejet i rëndësishëm, duke u rritur gradualisht arrin përsëri në nivelin dy shifror të këtyre vdekjeve, mbas vitesh që ishte në nivele shumë më të ulta.
Kështu ne jemi në nivelin më të lartë të “vdekjeve foshnjore” në Rajon duke përfshirë dhe Turqinë.
Kjo sipas Eurostat.
Kjo vdekshmëri në Shqipëri u ngrit tashmë në nivelin e 10,3 vdekje për 1000 lindje, që është sa trefishi i mesatares së Rajonit.
Kosova e ka 8,7; MV 5,6; Serbia 4,8 dhe Mali i Zi 2,4.
Ndërsa mesatarja e Kontinentit europian është 3,4 vdekje për 1000 lindje.
Kjo e dhënë është thelbësore për të kuptuar:
1-Nivelin e ulët të sistemit shëndetësor në përgjithësi.
2-Problemet madhore të Kujdesit parësor të përgjithshëm, pediatrik dhe parandalues.
3-Mangesite esenciale në edukimin shëndetësor.
4-Nivel ekonomik mjaft të ulët, veçanërisht në zonat rurale; e rritëshme kjo paralel me rritjen e varfërisë.
Ndërkaq Institucionet përkatëse nuk japin asnjë shpjegim për shkaqet, patologjitë më të shpeshta etj.
Sepse për masa përballuese e korrigjuese as që bëhet fjalë, kur sistemi shëndetësor vazhdon fatkeqësisht rënien e tij të pa kontrolluar.
I vetmi kujdes i atyre është të maskohen e deformohen shifrat, për të fshehur këtë realitet tragjik në përkeqësim konstant prej disa vitesh.
Prof.dr Tritan Shehu/ Katastrofë! Vdekjet foshnjore alarmuese
Leave a comment Leave a comment