Është transportuar me helikopter drejt Tiranës, 11-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Pukë. Ngjarja ndodhi në fshatin Dom të njësisë administrative Gjegjan.
Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pukës por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij ai është transportuar drejt Tiranës.
Ka dyshime se personi që ka qëlluar ndaj 11-vjeçarit është një 17-vjeçar dhe se ngjarja ka qenë aksidentale