Sot në orën 10:30, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhje e grupit Parlamentar të PD-së. Nuk dihet rendi i ditës për këtë mbledhje, por mendohet se më së pari do të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit.
PD ka një mori problemesh të brendshme të saj dhe nuk është e qartë sesa deputetë do të jenë të pranishëm në mbledhje e sotme.
Gjithsesi çështja kryesore e sotme do të jetë qëndrimi për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Të hënën e 30 majit do të mbahet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Raundi i parë dhe i dytë dështoi mbasi opozita nuk propozoi emër, ndërssa konferenca e kryetarëve sërish nuk prodhoi konsensus mes palëve.
Grupi parlamentar i PD-së mblidhet sot.

Leave a comment Leave a comment