Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti është regjistruar vetëm një orë mbas mesnate, në Laconia, afro 340 kilometra në jug-perëndim të Athinës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti kishte një thellësi prej 89.9 kilometrash.