Ekipi i parë që mbërriti në Tiranë ishte Feyenoordi holandez.
Pak minuta më parë, në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, zbriti edhe ekipi italian pjesë e të cilit është edhe futbollisti i kombëtares tonë Marash Kumbulla.
Njoftimin në rrjetet sociale e kanë bërë vetë “romakët” teksa tregonin lojtarët verdhekuq, që zbresin nga avioni.
Ekipi i Murinjos do të niset nga aeroporti “Nënë Tereza” për të ardhur në Tiranë dhe të sistemohet në hotel.
Në mbrëmje, sikurse Feynordi do të kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Roma zbret në Tiranë
Leave a comment Leave a comment