Data 24 maj është caktuar nga Federata Europiane e Parqeve – EUROPARC më 1999, me rastin e 100 vjetorit të inagurimit të nëntë parqeve të parë të shpallur më 1909 në Suedi.
Kjo ditë kremtohet për të rritur vëmendjen, kujdesin dhe investimin në ruajtjen dhe administrimin e parqeve kombëtare dhe shtimin e numrit dhe sipërfaqeve të tyre dhe të zonave të mbrojtura në të gjithë Evropën.
Shqipëria ka këto parqe kombetare:
Parku Kombetar “Dajti”
Parku Kombetar “Thethi”
Parku Kombetar “Lure-Mali i Dejes”
Parku Kombetar “Divjake-Karavasta”
Parku Kombetar “Llogara”
Parku Kombetar “Bredhi Drenoves”
Parku Kombetar “Lugina e Valbones”
Parku Kombetar “Mali i Tomorrit”
Parku Kombetar “Bredhi i Hotoves”
Parku Kombetar “Qafe-Shtame”
Parku Kombetar “Prespe”
Parku Kombetar “Butrinti”
Parku Kombetar “Shebenik-Jabllanice”
Parku Kombetar Detar “Karaburun-Sazan”.
Ndaj, është detyra dhe përgjegjësia e të gjithëve ne, qytetarë dhe qeveritarë, të njohim, ruajmë dhe administrojmë në mënyrë të qëndrueshme këto pasuri kombëtare natyrore të vendit tonë!