Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një dalje për shtyp ka reaguar për dy ngjarjet e fundit në Tiranë, ku një efektiv policie vrau kolegun e tij brenda komisariatit ndërsa një tjetër polic plagosi një qytetar.
Flamur Noka u shpreh sot, se Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen urgjente sepse policia është në vënë shërbim të krimit dhe të vjedhjes së votave.
“Ne jemi dëshmitarë sesi në këto 9 vitet e fundit policia e shtetit u vendos në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin, në shërbim të çdo grupi kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur votat.
Vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë. Zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë”, deklaroi Noka.