Nikos Dendias, ministri i jashtëm grek, viziton sot Tiranën ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.
Ministri Dendias, takimin e parë do ta ketë me kryepeshkopin Anastas Janullatos, për të vijuar më pas me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu mësohet se Dendias do të zhvillojë takime me zyrtarë të minoritetit kombëtar grek. Dendias do të takohet edhe me homologen shqiptare, Olta Xhaçka ku më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët.
Mësohet se diskutimet do të përqëndrohen në çështjet me interes dypalësh si, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe samiti i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Ministri i Jashtëm i Greqisë në Tiranë.