Sot është java e fundit e Serisë A e cila do të vendosë se kush do ta fitojë titullin kampion në Itali. Milani dhe Interi janë në garë për titullin. Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, janë dy ndeshjet vendimtare të cilat do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e sotme.
Liga e Serisë A ka bërë publikë emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këto dy takime. Arbitër i Sasuolo-Milan do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të jetë Marko di Belo.
Milanit i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur automatikisht kampion, pavarësisht fiton apo jo Interi. Kuqezinjtë do ishin të kënaqur edhe me një barazim sot, ndërsa Interi do kërkojë patjetër fitoren, për të shpresuar te një surprizë e madhe nga Sasuolo.