Policia e Fierit ka vënën në pranga një 36 vjeçar. I arrestuari me iniciale A. I., banues në Fier përndiqte në mënyrë sistematike një të mitur 17 vjeçare. Fieraku ishte kthyer në makthin e të miturës, ndërsa tashmë është prangosur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ, se një shtetas 36-vjeçar përndiqte një shtetase të mitur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe…”