Dje në negociatat me PS u ra dakord që opozita të propozojë kandidatë dhe sot kreu në detyrë, Enkelejd Alibeaj ka pasur një takim me Mesila Dodën e PDIU dhe kreun e PAA, Agron Duka.
Palët kanë rënë dakord që dy emra t’i propozojnë aleatët dhe dy PD. Mësohet se Duka ka hedhur si propozim emrin e Dashamir Shehit. Ndërkohë emra të tjerë që përfliten janë: Ina Rama, Visar Zhiti, Dritan Demiraj, Neritan Ceka, Arben Cejku dhe Majlinda Bregu.
Nuk dihet nëse opozita do të mund të mbetet te një emër konsensual apo do të mbetet thjesht në kontradiktat e brendshme të saj