Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e quajtuar “Odeon 2”, duke shkaktuar dhe djegien totale të tij.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak:
Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Policia dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.