Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Gjermani në fokus të së cilës ka qenë integrimi europian i vendin tonë, lufta në Ukrainë dhe impakti i saj, roli i Shqipërisë në rajon por edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Kreu i qeverisë në një intervistë të dhënë ka bërë sërish qartë, se nëse në qershor nuk caktohet data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, do të kërkojë me insistim ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi vendi ynë nuk mund të mbetet peng i një konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Kryeministri Rama nga Berlini: Për proceset e integrimit, do të kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Leave a comment Leave a comment