Aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në aksin Milot- Mamurras ka ndodhur aksidenti fatal me një viktimë. Mësohet se në një veturë Taxi, ku ndodhej një nënë dhe fëmijët e saj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt, si pasoj ka ndërruar jetë gruaja.
Pas aksidentit në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca e cila ka dërguar të plagosurit për në spitalin e traumës. Të 3 fëmijët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në polici. Shkak mendohet se është bërë përgjumja e shoferit.
Aksident në aksin Milot-Mamurras

Leave a comment Leave a comment