Nga Berati, Sali Berisha ka komentuar dhe diskutimet mes pozitës dhe maxhorancës për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Berisha e ka cilësuar këtë proces si një farsë të kryeministrit Edi Rama me pseudo-opozitar, teksa shton se zgjedhja e kreut të shtetit meriton të bëhet me një procedurë dinjitoze.
“Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra e gra, djem dhe vajza me ideale fisnike, dhe farsës së tyre që po zhvillon Rama me pseudo-opozitar në zgjedhjen e presidentit, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, po me procedurë dinjitoze siç përcakton a kushtetuta”, tha Berisha.