Ish-kryeministri Sali Berisha vijon turin e takimeve me demokratët në Shqipëri, ku pasditen e sotme është ndalur në qytetin e Beratit.Takimet elektorale zhvillohen në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së që pritet të zhvillohen në 22 maj. Përballë liderit historik të PD-së është regjistruar z.Ibsen Elezi ish kryetar i degës së demokratëve në Kukës dhe një zë kritik për mënyrën sesi funksionon opozita e djathtë
Një ditë më parë, Berisha ishte në qytetin e Durrësit.