Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet pasi e ka zënë korrenti.
Sipas policisë, në rrugën “5 Maji”, shtetasi N. B., 55 vjeç, në tarracën e banesës së tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.