Emërimi i Mike Pompeo në mars 2018 si Sekretari i ri amerikan i Shtetit nuk ishte surprizë mbasi përflitej gjerësisht.
Presidenti amerikan, Donald Trump, zyrtarizoi zëvendësimin e Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo.
Emërimi i Pompeut u bë një moment shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane, në kuadër të negociatave me Korenë e Veriut. Presidenti Trump tha se e kishte marrë personalisht këtë vendim i bindur se drejtori i CIA-s do të kryente një punë fantastike në detyrën e tij të re.
Mike Pompeo u diplomua në Uest Point dhe ka kryer shërbimin ushtarak, ndërsa më pas u diplomua me notat maksimale në Harvard për drejtësi. Mike Pompeo ka qenë anëtar i Kongresit në radhët e republikanëve para se Presidenti Donald Trump ta emëronte drejtor të CIA-s dhe më pas Sekretar amerikan të Shtetit.
Prej kohësh Pompeo konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të Tramp dhe atij i janë dhënë meritat për gjetjen e një ekuilibri të ri në CIA-s në menaxhimin e marrëdhënieve mes agjencisë së spiunazhit dhe Presidentit amerikan.